Një sharje në rrjetet sociale përfundon në dhunë me çekiç në Tiranë
Një sherr virtual në TikTok degjeneroi në një akt të rëndë dhune në Tiranë, ku një 26-vjeçar u godit brutalisht me çekiç pranë Freskut.
18:19 1 ditë më parë12.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes humbën jetën nga një sulm i një militanti të ISIS në Palmira të Sirisë. Presidenti Trump reagoi për ngjarjen duke premtuar hakmarrje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi për hakmarrje pas sulmit në Siri ku humbën jetën dy trupa amerikane dhe një civil, në atë që mund të konsiderohet si incidenti i parë me viktima ndaj forcave amerikane që nga rrëzimi i ish-presidentit sirian Bashar Assad.
Sulmi ndodhi në pjesën qendrore të Sirisë dhe Uashingtoni ia atribuon përgjegjësinë grupit ekstremist Shteti Islamik.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA, një sulmues i vetëm i lidhur me ISIS hapi zjarr në një pritë, duke plagosur gjithashtu tre anëtarë shërbimi amerikanë. Ushtria amerikane njoftoi se sulmuesi u vra. Pentagoni konfirmoi se civili i vrarë ishte një përkthyes amerikan që punonte me forcat e SHBA-së në operacionet kundër terrorizmit në rajon.
Trump deklaroi se sulmi ishte i drejtuar kundër SHBA dhe Sirisë dhe ndodhi në një zonë të rrezikshme që nuk kontrollohet plotësisht nga autoritetet siriane. Ai theksoi se presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ishte i zemëruar nga ngjarja, duke nënvizuar se Siria po lufton përkrah trupave amerikane kundër ISIS-it.
Të shtënat ndodhën pranë qytetit historik të Palmirës. Sipas mediave shtetërore siriane, disa ushtarakë sirianë dhe amerikanë u plagosën dhe u transportuan me helikopter në një bazë pranë kufirit me Irakun dhe Jordaninë. Ka pasur raportime kontradiktore mbi identitetin e sulmuesit, por Ministria e Brendshme e Sirisë mohoi se ai ishte pjesë e forcave të sigurisë, duke theksuar se po zhvillohen hetime për të përcaktuar lidhjet e tij me ISIS.
Aktualisht, SHBA-ja mban ende qindra trupa në Sirinë lindore si pjesë e koalicionit kundër ISIS-it, ndërsa marrëdhëniet me Sirinë janë përmirësuar pas ardhjes në pushtet të al-Sharaas.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se 9 ushtarë që morën pjesë në operacionin e fundit në Rusi humbën jetën. Ndërkohë raportohet se Koreja e Veriut dërgoi rreth 14,000 ushtarë për të luftuar përkrah Rusisë në Kursk vitin e kaluar.
17:48 17 min më parë14.12.2025.
Autori
"Ne jemi në një betejë kundër antisemitizmit global dhe e vetmja mënyrë për t'u përballur me të është ta denoncojmë dhe ta luftojmë", tha kryeministri izraelit pas sulmit me 12 viktima në një plazh në Sideni, të Australisë.
17:06 59 min më parë14.12.2025.
Autori
Policia në Providence ka arrestuar një person në lidhje me sulmin me armë në universitetin Brown, ku u vranë 2 persona teksa 9 të tjerë u plagosën. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, teksa shkolla po mbante disa testime.
14:15 3 h më parë14.12.2025.
Autori
Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t'u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë, si një kompromis për t'i dhënë fund luftës me Rusinë.
13:53 4 h më parë14.12.2025.
Autori
Rritet numri i viktimave në sulmin me armë gjatë festimeve të Hanukkah në Sidnei. Komisari i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist.
13:20 4 h më parë14.12.2025.
Autori
Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi se paqja në Ukrainë është pranë. Deklarata e Erdogan vjen pas vizitës së tij në Turkmenistan ku u takua me presidentin Putin.
11:53 6 h më parë14.12.2025.
Autori
Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi me armë në një plazh në Australi. Të shtënat mendohet se kanë ardhur nga dy persona gjatë një feste hebraike që po kremtohej në plazh.
11:05 7 h më parë14.12.2025.
Autori
Policia gjermane ka vënë në pranga 5 të huaj, të cilët po përgatiteshin të sulmonin një treg Krishtlindjesh. Të arrestuarit janë 3 marokenë, një sirian dhe një egjiptian.
09:09 8 h më parë14.12.2025.
Autori
Të paktën 2 viktima dhe 9 të plagosur nga një sulm me armë në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Një person qëlloi studentët teksa jepnin provim. Autori është larguar dhe po kërkohet nga autoritetet.
09:02 9 h më parë14.12.2025.
Autori
Komente (0)