Sulm me armë në një universitet në SHBA, 2 viktima e 9 të plagosur

Të paktën 2 viktima dhe 9 të plagosur nga një sulm me armë në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Një person qëlloi studentët teksa jepnin provim. Autori është larguar dhe po kërkohet nga autoritetet.

Burimi: BBC

14.12.2025. 09:02

Sulm me armë në një universitet në SHBA, 2 viktima e 9 të plagosur

Një tjetër sulm me armë në një institucion arsimor është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave paraprake, një person i armatosur hyri në ambientet e brendshme të Universitetit Brown, në shtetin e Rhode Island, duke qëllua pa paralajmërim të gjithë të pranishmit.

Për pasojë 2 studentë humbën jetën, teksa 9 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 kur studentët ishin duke iu nënshtruar një provimi të rëndësishëm në ndërtesën e inxhinierisë Barus and Holley, në pjesën lindore të kampusit të universitetit prestigjioz.

Autori më pas është larguar me shpejtësi dhe ende nuk dihet identiteti i tij, apo shkaqet e sulmit.

Një operacion për kapjen e autorit ka nisur në të gjithë zonën, me autoritetet që iu kërkojnë banorëve të tregojnë kujdes pasi i dyshuari është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Policia ka dhënë informacion të kufizuar për të dyshuarin, por ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku ai shihet duke dalë nga ndërtesa pas sulmit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)