SHBA fut kartelin kolumbian të kokainës në listën e terrorizmit

Administrata Trump ka futur në listën e organizatave terroriste dhe kartelin kolumbian të kokainës, Clan del Golfo. Vendimi vjen disa orë pasi presidenti e shpalli fentanilin si armë të shkatërrimit në masë.

Burimi: BBC

16.12.2025. 22:32

SHBA fut kartelin kolumbian të kokainës në listën e terrorizmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shtuar kartelin kolumbiane të trafikut të drogës, i njohur si Clan del Golfo, në listën e Organizatave të Huaja Terroriste. Vendimi u bë i ditur nga Departamenti i Thesarit në SHBA dhe shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të politikës së administratës së presidentit Donald Trump kundër trafikut të drogës.

Ky përcaktim erdhi vetëm disa orë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e klasifikon fentanilin si “armë të shkatërrimit në masë”, duke i dhënë administratës kompetenca më të gjera për të goditur rrjetet e drogës.

Sipas autoriteteve amerikane, Clan del Golfo është i përfshirë jo vetëm në trafikun masiv të kokainës nga Kolumbia drejt SHBA dhe Evropës, por edhe në sulme të dhunshme ndaj zyrtarëve shtetërorë, forcave të sigurisë dhe civilëve.

Grupi, i cili operon kryesisht në rajonin Urabá të Kolumbisë, vlerësohet se ka mijëra anëtarë dhe konsiderohet banda më e madhe e trafikut të kokainës që vepron aktualisht në vend. Ai luan gjithashtu rol kyç në kontrabandën e emigrantëve përmes zonës së rrezikshme të Darién Gap, mes Kolumbisë dhe Panamasë.

Udhëheqësi i tij historik, Dairo Úsuga, u arrestua në vitin 2021, por aktiviteti i grupit vazhdoi nën drejtues të tjerë.

Vendimi i SHBA-së vjen në një moment delikat për Kolumbinë, pasi më pak se dy javë më parë presidenti Gustavo Petro kishte arritur një marrëveshje paraprake me Clan del Golfo për çarmatim. Emërtimi si organizatë terroriste pritet të ndërlikojë ndjeshëm këto bisedime.

Ndërkohë, tensionet mes Uashingtonit dhe Bogotas pritet të rriten, në një klimë ku administrata Trump ka paralajmëruar edhe veprime të mundshme ushtarake kundër të ashtuquajturve “narko-terroristë” në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)