Të shtohen kërkimet për marijuanën, Donald Trump nënshkruan urdhrin e ri

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv i cili i hap rrugën shtimit të kërkimeve shkencore për marijuanën për qëllime mjekësore.

Burimi: The Guardian

18.12.2025. 21:34

Të shtohen kërkimet për marijuanën, Donald Trump nënshkruan urdhrin e ri

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë përmirësimit të kërkimeve mbi marijuanën mjekësore dhe vajin e kanabisit.-

Urdhri udhëzon Prokurorin e Përgjithshëm që të përshpejtojë përfundimin e procesit të riplanifikimit të marijuanës në Aktin e Substancave të Kontrolluara.

Sipas urdhrit riplanifikimi i marihuanës korrigjon vonesën e gjatë të qeverisë federale në njohjen e përdorimit mjekësor të marihuanës dhe do të përmirësojë shumë kërkimet mbi sigurinë dhe efikasitetin.

40 shtete të SHBA-së kanë programe të rregulluara dhe të sanksionuara nga shteti për marijuanën mjekësore.

Sipas të dhënave një në 10 të moshuar kanë përdorur marihuanë vitin e kaluar në SHBA dhe provat tregojnë përmirësime në cilësinë e jetës.

Mungesa e hulumtimeve të duhura mbi marihuanën mjekësore dhe si pasojë mungesa e miratimit nga FDA i lë pacientët dhe mjekët amerikanë pa udhëzime të mjaftueshme mbi përshkrimin dhe përdorimin e duhur.

Trump me këtë urdhër ekzekutiv po hap rrugën për kërkime të zgjeruara dhe informacion më të mirë mbi produktet duke ndihmuar në informimin e pacientëve dhe mjekëve për menaxhimin e problemeve të zakonshme shëndetësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)