Pas sulmit vdekjeprurës në Universitetin Brown, presidenti Donald Trump urdhëroi pezullimin e programit të vizave amerikane, i njohur si “Diversity Visa Program”. Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, njoftoi se programi do të ndalohet përkohësisht, duke argumentuar se i dyshuari që vrau dy studentë ishte futur në Shtetet e Bashkuara pikërisht përmes këtij programi.
Më 13 dhjetor, dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një person hapi zjarr në ndërtesën e fizikës në Universitetin Brown në Providence, Rhode Island. Policia identifikoi më vonë si tw dyshuar Claudio Manuel Neves Valente, shtetas portugez 48-vjeçar.
Valente ishte student në programin e doktoraturës në fizikë në vitin 2000 dhe gjithashtu dyshohet se vrau profesorin e fizikës në MIT, Nuno Loureiro, dy ditë pas sulmit në Brown. Ai u gjet i vdekur në një depo në New Hampshire. Sekretarja Noem deklaroi se Valente kishte hyrë në SHBA përmes programit të vizave amerikane në vitin 2017 dhe ishte pajisur me “green card”.
Ajo e quajti programin “shkatërrues” dhe tha se pezullimi është bërë “për të siguruar që asnjë amerikan tjetër të mos dëmtohet” nga personat që kanë hyrë në vend nëpërmjet lotarisë. Programi i Vizave të Diversitetit jep çdo vit deri në 50,000 viza për persona nga vendet me shkallë të ulët të imigracionit në SHBA.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)