SHBA hakmeret për dy ushtarët e vrarë, godet masivisht ISIS në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer një sulm masiv në territorin e Sirisë kundër grupimve të Shtetit Islamik, si përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës që ndodhi pak ditë marë ndaj forcave amerikane në vend.

Burimi: AP

20.12.2025. 08:50

SHBA hakmeret për dy ushtarët e vrarë, godet masivisht ISIS në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer një sulm masiv në territorin e Sirisë kundër grupimve të Shtetit Islamik, si përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës që ndodhi pak ditë marë ndaj forcave amerikane në vend.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri “goditën më shumë se 70 objektiva në disa lokacione në Sirinë qendrore”.

Në operacionin ku u përfshinë edhe avionë nga Jordania, sipas Centcom, “u përdorën më shumë se 100 municione precize”, duke synuar infrastrukturë të njohur të ISIS dhe depo armësh.

Lidhur me operacionin, Presidenti Donald Trump tha se “po godasim shumë fort” bastionet e ISIS, pas pritës së 13 dhjetorit në qytetin e Palmirës, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan.

“Po kryejmë hakmarrje shumë serioze, ashtu siç premtova, kundër terroristëve vrasës përgjegjës”.

Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se qeveria siriane ishte “plotësisht në mbështetje” të sulmit.

Në një deklaratë në platformën ‘X’, Centcom, e cila drejton operacionet ushtarake amerikane në Europë, Afrikë dhe Indo-Paqësor tha se operacioni “Hawkeye Strike” u nis në orën 16:00 sipas kohës lindore të premten. Komandanti i Centcom, admirali Brad Cooper, tha se SHBA “do të vazhdojë të ndjekë pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në rajon”.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni “nuk është fillimi i një lufte, por është një deklaratë hakmarrjeje”.

“Nëse synoni amerikanët, kudo në botë, do ta kaloni pjesën tjetër të jetës suaj të shkurtër dhe plot ankth duke e ditur se Shtetet e Bashkuara do t’ju vihen pas, do t’ju gjejnë dhe do t’ju vrasin pa mëshirë. Sot, ne gooditëm dhe vramë armiqtë tanë. Shumë prej tyre. Dhe do të vazhdojmë”, shtoi sekretari i Mbrojtjes.

Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut , me seli në Mbretërinë e Bashkuar, bëri të ditur se janë goditur pozicione të ISIS pranë qyteteve Raka dhe Deir ez-Zor. Sipas tij, një udhëheqës i rëndësishëm i ISIS dhe një numër luftëtarësh u vranë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)