Publikimi i fotove të tij në pishinën e Jeffrey Epstein, reagon Bill Clinton
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar ndaj akuzave dhe e cilëson publikimin e fotove të tij me Jeffrey Epstein si përpjekje të administratës Trump për të mashtruar dhe fshehur implikimin e Presidentit aktual në skandalin seksual.
SHBA-të janë tronditur nga zbulimet rreth çështjes së Jeffrey Epstein teksa Departamenti i Drejtësisë bëri publike një pjesë të dosjes, duke ekspozuar mijëra fotografi, materiale audio dhe video, pas ultimatumit të Kongresit.
Në fotot e publikuara të dosjes “Epstein”, një numër i madh prej tyresh kanë për protagonist ish-Presidentin amerikan Bill Clinton dhe Ghislaine Maxëell , por nuk mungojnë as personazhe të tjerë të famshëm si Michael Jackson.
Sa i përket ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, fotot e tregojnë Clinton në një pishinë, dhe në njërën prej tyre, ai është me Maxwell, por edhe me një tjetër vajzë fytyra e së cilës është retushuar.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi të premten mijëra dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, për të cilin vijojnë hetimet për lidhjet e tij me individë të pasur dhe të fuqishëm.
Pas publikimit të materiale ish-presidenti amerikan reagoi ashpër, duke iu përgjigjur akuzave dhe duke zbuluar se kjo nuk është një përpjekje për ta mbrojtur atë, por një mbulim nga administrata Trump.
Clinton deklaroi se veprimet e administratës Trump nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e tij, por me fshehjen e fakteve të tjera që mund të zbulohen në të ardhmen e që sipas demokratëve implikojnë vetë Presidentin aktual.
"Shtëpia e Bardhë nuk i mbajti këto dosje për muaj të tërë vetëm për t'i publikuar ato të premten vonë dhe për të mbrojtur Bill Clinton. Kjo është ajo që ata po përpiqen ta fshehin përgjithmonë", tha zëdhënësi i tij.
Përgjigja e Clinton përqendrohet në përpjekjen për ta fajësuar atë, duke akuzuar ata që janë vërtet përgjegjës se po përpiqen të shmangin pasojat. Zëdhënësi theksoi se ka një ndryshim midis atyre që i ndërprenë lidhjet me Epstein kur u zbuluan krimet e tij dhe atyre që vazhduan të mbanin kontakt me të.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)