Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Administrata Trump do të largojë nga pozicioni 30 ambasadorë të SHBA që ishin caktuar gjatë administratës Biden. Vendimi prek dhe dy ambasada në Ballkanin Perëndimor.
Administrata Trump njofton se ka vendosur të largojë nga detyra gati 30 diplomatë karriere në një përpjekje të për rifreskuar trupin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit, me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet "Amerika e Para" të Presidentit Donald Trump.
Sipas burimeve nga Departamenti i Shtetit, shefat e misioneve në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar.
Të gjithë ata e kishin marrë detyrën e tyre gjatë administratës Biden, por i kishin mbijetuar një spastrimi fillestar në muajt e parë të mandatit të dytë të Trump që synonte kryesisht të emëruarit politikë.
Zyrtarët thanë se ata që preken nga ndryshimet nuk do të humbasin vendet e tyre të punës në shërbimin e jashtëm, por do të kthehen në Uashington për pozicionet të tjera, nëse i pranojnë ato.
Afrika është kontinenti më i prekur nga ky vendim ku Departamenti njoftoi ambasadorët në Burundi, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Gabon, Bregu i Fildishtë, Madagaskar, Mauritius, Niger, Nigeri, Ruanda, Senegal, Somali dhe Uganda.
E dyta është Azia, me ndryshime ambasadorësh në Fixhi, Laos, Ishujt Marshall, Papua Guinea e Re, Filipinet dhe Vietnami.
Katër vende në Evropë, Armenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovakia janë të prekura si dhe nga dy në Lindjen e Mesme, Algjeria dhe Egjipti.
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 41 min më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.
08:51 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Koreja e Veriut do të zbulojë "fazën tjetër" të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt.
08:35 5 h më parë28.01.2026.
Autori
Vendi ynë është cilësuar si një prej anëtarëve themelues të organizatës ndërkombëtare të krijuar nga presidenti Donald Trump.
08:19 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
08:05 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)