Nuk do ketë Gardë në Illinois, Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump

Gjykata e Lartë në SHBA rrëzon vendimin e Trump për dislokimin e Gardës në Illinois. Sipas gjykatës, nuk ka rrethana ekstreme, apo rebelim për vendosjn e këtyre trupave.

Burimi: CNN

24.12.2025. 08:43

Nuk do ketë Gardë në Illinois, Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara rrëzoi kërkesën e administratës Trump për të vijuar me zbatimin e planit të saj për të vendosur trupat e Gardës Kombëtare në Illinois, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga autoritetet lokale dhe shtetërore.

Vendimi ka efekt paraprak, duke u kufizuar vetëm në zonën e Çikagos.

Administrata Trump kishte argumentuar se vendosja e Gardës Kombëtare ishte e nevojshme për të mbrojtur agjentët federalë të angazhuar në zbatimin e ligjit për emigracionin, duke e përshkruar situatën në Çikago si kaotike dhe të rrezikshme. Megjithatë, gjykata nuk u bind nga ky arsyetim.

Në vendimin e saj, Gjykata Supreme theksoi se ligji federal lejon thirrjen e Gardës Kombëtare vetëm në rrethana ekstreme, si rebelimi ose pamundësia e forcave të rregullta për të zbatuar ligjin. Sipas gjykatës, administrata Trump nuk arriti të tregojë se këto kushte ekzistonin në Illinois, as të identifikonte një bazë të qartë ligjore që do t’i lejonte ushtrisë të kryente detyra të zbatimit të ligjit.

Guvernatori i Illinois, JB Pritzker, e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm për të frenuar, sipas tij, abuzimin e pushtetit nga administrata Trump. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë deklaroi se vendimi nuk e pengon axhendën e presidentit për mbrojtjen e ligjit federal dhe pronës publike.

Megjithëse vendimi vlen vetëm për Çikagon, ai pritet të ndikojë edhe në raste të ngjashme në qytete të tjera, ku administrata Trump ka tentuar të vendosë Gardën Kombëtare, si Los Angeles, Portland dhe Distrikti i Kolumbias.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)