Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 12 min më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arrestimi i Nicolas Maduro pas sulmit amerikan ndaj objektivave të caktuara në Karakas, duket se është kryer nga njësia Delta Force e ushtrisë së SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar Presidentin venezuelian Nicolas Maduro, siç konfirmoi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, përmes një postimi në Truth Social.
Trump pranoi se forcat amerikane kanë hyrë në Venezuelë dhe kanë realizuar një sulm në shkallë të gjerë, duke kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij Cilla Flores, duke i nxjerrë jashtë vendit.
Sakaq, sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marko Rubio, Maduro është arrestuar për t’u vendosur në bankën e të akuzarve, sipas ligjeve amerikane. Senatori i Utah-s Mike Lee e konfirmoi se Maduro do të gjykohet në Shtetet e Bashkuara duke cituar Rubion pas një telefonate që kanë shkëmbyer mes tyre.
"Rubio më informoi se Nicolas Maduro u arrestua nga forcat amerikane për t'u përballur me akuza penale në Shtetet e Bashkuara dhe se veprimi që pamë sonte u ndërmor për të mbrojtur dhe mbrojtur ata që ekzekutuan urdhrin e arrestit", tha senatori amerikan përmes një postimi në ‘X’ të shtunën në mëngjes.
"Ky veprim ka të ngjarë të jetë brenda autoritetit të presidentit, sipas Nenit II të Kushtetutës, për të mbrojtur personelin amerikan nga një sulm real ose i afërt", shtoi Lee.
Ndërkohë, konfirmohet nga CBS Neës përmes burimeve në ushtrinë amerikane se Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan nga komandot e Delta Force, njësisë më të lartë të operacioneve speciale të ushtrisë amerikane.
Njësia elitare Delta Force e ushtrisë ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që çoi në vdekjen e ish-liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.
Sakaq, CNN raporton se qyteti i Karakasit ka qenë i qetë për rreth dy orë pas sulmit amerikan.
"Dëgjuam shumë aeroplanë dhe helikopterë që kalonin, por tani qyteti ka qenë i qetë, për dy orët e fundit. Nuk kemi dëgjuar njerëz që dalin në rrugë, për shembull, dhe kanali shtetëror po përsërit vazhdimisht mesazhin nga Ministria e Mbrojtjes se ata duan që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe se do të vendosin forca ushtarake në të gjithë vendin", tha korrespondenti i medias amerikane.
Ndërkohë, zv/presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, po kërkon prova se Maduro është gjallë dhe këmbëngul se ata nuk e dinë se ku ai ndodhet.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Sipas të dhënave të një studimi, rreth 1,2 milionë ushtarë rusë dhe afërsisht 600 mijë ushtarë ukrainas janë viktima ose rezultojnë të zhdukur.
09:33 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
09:17 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Ngjarja ka ndodhur në Sonmargun të Indisë, fatmirësisht autoritetet njoftuan se nuk ka persona të lënduar apo viktima.
08:51 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Koreja e Veriut do të zbulojë "fazën tjetër" të planit të saj të parandalimit bërthamor në kongresin e ardhshëm të Partisë së Punëtorëve në shkurt.
08:35 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Vendi ynë është cilësuar si një prej anëtarëve themelues të organizatës ndërkombëtare të krijuar nga presidenti Donald Trump.
08:19 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
08:05 5 h më parë28.01.2026.
AutoriQeveria në Oslo ka zgjedhur sistemin e artilerisë Chunmoo, podhuar nga kompania e sistemeve të mbrojtjes së Koresë së Jugut, Hanwha Aerospace.
23:15 14 h më parë27.01.2026.
Autori
Komente (0)