Trump i flet botës: E mrekullueshme ajo që bëmë në Venezuelë, do ta qeverisim vendin deri në një tranzicionin politik
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli me krenari sot se forcat amerikane kanë kryer një operacion ushtarak të suksesshëm brenda territorit venezuelian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli me krenari sot se forcat amerikane kanë kryer një operacion ushtarak të suksesshëm brenda territorit venezuelian. Trump theksoi se Nicolas Maduro, i kapur së bashku me bashkëshorten e tij, do të përballet me drejtësinë amerikane, një rezultat që, sipas tij, dëshmon aftësinë dhe vendosmërinë e SHBA për të sjellë llogaridhënie ndaj liderëve kriminalë ndërkombëtarë.
Në deklaratën e tij, Trump shprehu krenarinë amerikane për këtë rezultat historik, duke falënderuar trupat e ushtrisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për profesionalizmin dhe efikasitetin e misionit. Ai nënvizoi se sulmi dhe kapja e Maduros u krye pa asnjë ushtar amerikan të vrarë dhe pa humbje të pajisjeve kryesore ushtarake.
Shënjestra e Donald Trump që nga periudha e parë e administratës së tij ishte Nicolas Maduro, i cili kurrë nuk arriti të fitonte mbështetjen popullore në Venezuelë siç e kishte paraardhësi i tij, Hugo Chavez.
Tre emra po diskutohen si pasuesit e Nicolas Maduros në krye të Presidencës së Venezuelës, pasi ky i fundit u arrestua mëngjesin e sotëm nga trupat amerikane dhe do të përballet me drejtësinë në Nju Jork, ku janë ngritur padi ndaj tij, si i akuzuar për trafik droge dhe armësh.
Trump e përshkroi Maduron si kreun e një organizate kriminale transnacionale, të përfshirë në trafik droge drejt SHBA dhe akuzuar për narko-terrorizëm, duke ripërsëritur pretendimet historike të administratës amerikane për korrupsion dhe krim. Për më shumë se një dekadë, Maduro dhe zyrtarë të afërt me të janë akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së për rolin e tyre në Cartel de los Soles, një rrjet kriminal që sipas Uashingtonit ka lehtësuar trafikun e kokainës drejt tregjeve amerikane.
Fotografitë e publikuara nga Trump më herët në rrjetin e tij social treguan Maduron të kapur me pranga gjatë ekstradimit të tij, një imazh që për Trump-in dhe mbështetësit e tij u bë simbol i triumfit të drejtësisë mbi tiraninë dhe korrupsionin.
Në fjalimin e tij, Trump gjithashtu deklaroi se pas këtij hapi, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në drejtimin e tranzicionit politik në Venezuelë, derisa të sigurohet një periudhë kalimi të qetë të pushtetit që mund t’i sjellë vendit stabilitet dhe siguri të brendshme. Ai insistoi se Venezuelës tani do t’i ofrohen mundësi të reja për rindërtim politik, ekonomik dhe social, duke theksuar se ndërhyrja e ushtrisë amerikane nuk ishte vetëm një akt force, por një hap drejt çlirimit të popullit venezuelian nga regjimi i së kaluarës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)