Akuzat për arrestimin e Maduros, Rubio: Amerika nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-ja nuk është në luftë me Venezuelën dhe se nuk ka nevojë pë burimet e naftës së shtetit të Amerikës Latine.

Burimi: NBC

04.01.2026. 17:05

Akuzat për arrestimin e Maduros, Rubio: Amerika nuk ka nevojë për naftën e Venezuelës

Një ditë pas arrestimit të Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij nga njësi Delta Force e ushtrisë amerikane, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, në një interistë për NBC, ka mohuar akuzat në drejtim të SHBA-ve se duan të ken nën kontroll burimet e naftës së Venezuelës, ndaj shtynë përpara ndryshimin e pushtetit.

Pretendimet për plane të SHBA-së për të marrë nën kontroll industrinë e naftës së Venezuelës sipas Rubios janë dezinformuese.

"Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës. Kemi shumë naftë në Shtetet e Bashkuara. Ajo që nuk do të lejojmë është që industria e naftës në Venezuelë të kontrollohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara. Pse Kina ka nevojë për naftën e tyre? Pse Rusia ka nevojë për naftën e tyre? Pse Irani ka nevojë për naftën e tyre?”, tha Rubio.

Më tej numri dy i SHBA-ve nënviozoi se Amerika nuk është në luftë me Venezuelën, por nuk do të lejojë rivalët e saj globalë të shtrijnë influencën në kufijtë e saj.

"Nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të jetë një bazë operacioni për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara. Duam të shohim që të ardhurat nga nafta e atij vendi të përfitojnë popullin e Venezuelës”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)