Vendosi bast 30 mijë dollarë për arrestimin e Maduros, fitoi mbi 408 mijë

Mbi 400 mijë dollarë ka fituar një person që kishte vendosur 30 mijë dollarë si bast për arrestimin e Nicolas Maduro nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi: The Verge

04.01.2026. 20:55

Vendosi bast 30 mijë dollarë për arrestimin e Maduros, fitoi mbi 408 mijë

Pak para se forcat amerikane të ndërmerrnin veprime ndaj Venezuelës dhe të kapnin presidentin Nicolás Maduro, një llogari e sapokrijuar në platformën e basteve Polymarket vendosi baste të konsiderueshme mbi largimin e tij nga pushteti, shkruan The Verge.

Brenda 24 orëve nga operacioni, llogaria investoi mbi 30 mijë dollarë, duke siguruar një fitim që kaloi 408 mijë dollarë. Bastet u vendosën në një treg ku gjasat për largimin e Maduros deri më 31 janar 2026 vlerësoheshin shumë ulët.

Aktiviteti ngjalli reagime në rrjetet sociale, me spekulime se bastvënësi mund të kishte informacion të brendshëm. Megjithatë, investitori dhe podkasteri Joe Pompliano theksoi se tregtimi mbi bazë informacioni të brendshëm nuk ndalohet në tregjet e parashikimeve, madje shpesh inkurajohet.

Ndërkohë, platforma tjetër e parashikimeve Kalshi reagoi duke sqaruar se praktika të tilla bien ndesh me rregullat e saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)