Nicolás Maduro do të paraqitet për herë të parë në sallën e gjyqit i përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga shteti. Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 18:00 me orën shqiptare.
Sipas “New York Times”, avokati i caktuar është David Wikstrom, një avokat me përvojë të gjatë në fushën e drejtësisë penale. Megjithatë, pritet që gjykata t’i japë ish-udhëheqësit të Venezuelës një afat nga 30 deri në 45 ditë për të emëruar një avokat të zgjedhur prej tij, i cili do ta përfaqësojë gjatë procesit gjyqësor.
Ky veprim konsiderohet pjesë e procedurave standarde gjyqësore në Shtetet e Bashkuara, me qëllim garantimin e së drejtës për mbrojtje dhe sigurimin e kushteve të nevojshme, që i pandehuri të përgatisë mbrojtjen e tij ligjore me një përfaqësues të besuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)