Rubio: Duam ta blejmë Groenlandën, të shmangim futjen e ushtrisë
Amerika synon ta blejë Groenlandën dhe jo të realizojë një aneksim ushtarak, siç është përfolur së fundmi. Këto pretendime, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio i ka shprehur hapur në një takim me dyer të mbyllura me ligjvënësit amerikanë.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të martën se SHBA-të po kërkojnë të blejnë Groenlandën dhe se deklaratat e fundit në lidhje me ishullin e madh, një rajon autonom që i përket Danimarkës, nuk duhet të interpretohen si një njoftim për ndërhyrje ushtarake.
Rubio i bëri komentet gjatë një takimi me dyer të mbyllura me ligjvënësit amerikanë, raportoi Wall Street Journal, duke cituar burime të njohura me diskutimet.
Presidenti amerikan Donald Trump ka rihapur tensionet me Danimarkën, duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë” për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare, pas emërimit të një të dërguari të posaçëm amerikan për ishullin autonom arktik.
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka hequr dorë nga ideja për kontrollin e Groenlandës. Për këtë arsye, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka emëruar një të dërguar special për këtë çështje.
Në një raport të ngjashëm, gazeta New York Times raportoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump u ka kërkuar ndihmësve të tij t'i paraqesin një plan të përditësuar për blerjen e Groenlandës. Republikani e kishte formuluar tashmë idenë për marrjen e Groenlandës gjatë mandatit të tij të parë në detyrë në vitet 2017-2021.
Qeveria amerikane kohët e fundit ka përshkallëzuar retorikën e saj në lidhje me Groenlandën. Ditën e djeshme, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, konfirmoi se midis opsioneve që po merren në konsideratë është "përdorimi i ushtrisë".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)