Pas ndërhyrjes së ushtrisë amerikane dhe arrestimit të ish-presidentit, Nicolas Maduro, në vëmendje është kthyer një tjetër pasuri e Venezuelës. Përpos naftës dhe floririt, resorse me të cilat është shteti më i pasur në botë, vendi amerikano-latin ka edhe një “thesar të fshehtë”.
Sipas raporteve që kanë dalë prej janarit 2026, spekulohet se Venezuela mund të ketë një rezervë të fshehtë prej 600,000 deri 660,000 Bitcoin, me një vlerë totale që në treg përllogaritet në afro 60 miliardë dollarë. Kjo sasi e konsiderueshme e kriptomonedhës, dyshohet se është grumbulluar përmes shmangies së sanksioneve dhe konvertimit të arit në Bitcoin.
Nëse kjo rezervë e fshehtë konfirmohet dhe bëhet objekt konfiskimi, sidomos në rast të përfshirjes së SHBA-ve, mund të ndodhin procedura ligjore që do të bllokojnë deri në 3% të furnizimit aktual të Bitcoin-it për një periudhë të gjatë. Një rezervë e tillë tronditëse do të kishte ndikime të rëndësishme në likuiditetin e Bitcoin-it, veçanërisht në tregjet e vitit 2026, ku ndikimet gjeopolitike janë gjithnjë e më të ndjeshme.
Foto nga web
Pavarësisht se këto raporte nuk janë ende të verifikuara zyrtarisht, ky zhvillim nxjerr në pah ndërthurjen mes kriptomonedhave, gjeopolitikës dhe financave globale, duke theksuar ndikimin që mund të ketë një vend si Venezuela në tregjet e Bitcoin-it.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)