Bora shkakton kaos, mbi 100 makina përfshihen në një aksident në Michigan

Mbi 100 makina u përfshinë në një aksident zinxhir në Michighan për shkak të borës, ku disa persona mbetën të plagosur.

Burimi: CNBC

20.01.2026. 07:40

Bora shkakton kaos, mbi 100 makina përfshihen në një aksident në Michigan

Moti i keq me reshje të dendura bore ka shkaktuar probleme  të mëdha me transportin rrugor në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një aksident i rëndë u raportua së fundmi më Michighan, ku mbi 100 makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Incidenti  ndodhi në autostradën I-196, teksa raportohet për disa persona të plagosur.

Sipas autoriteteve, aksidenti erdhi si pasojë e borës së ngrirë në rrugë dhe pamjes së kufizuar, që bëri që drejtuesit të reagonin me vonesë.

Autostrada u mbyll plotësisht si pasojë e përplasjeve të shumta, teksa policia shkoi në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të rivendosur trafikun në normalitet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)