“Çfarë po bën me Groenlandën”, Trump publikon mesazhin e Macron

Presidenti Trump ka postuar në rrjetet sociale një mesazh nga homologu francez Macron, i cili i shkruan se nuk po e kupton se çfarë ai kërkon të bëjë me Groenlandën.

20.01.2026. 08:25

“Çfarë po bën me Groenlandën”, Trump publikon mesazhin e Macron

Në një veprim të pazakonte kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që ka marrë së fundmi nga presidenti i Francës, Emmanuell Macron.

Kreu i Elysee shprehet se është në një linjë me SHBA për zhvillimet në Siri dhe Iran, por shton se nuk e kupton se çfarë kërkon të bëjë presidenti amerikan me Groenlandë.

“Miku im. Jemi totalisht në të njëjtën linjë për Sirinë. Ne mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe në Iran. Nuk e kuptoj se çfarë po bën me Groenlandën. Le të përpiqemi të ndërtojmë gjëra të mëdha”, shkruan Macron.

Më tej, presidenti francez, i propozon Trump se është gati të organizojë një samit në Paris pas atij të Davosit, ku të jenë të pranishëm përfaqësues të Ukrainës, Rusisë, Danimarkës dhe Sirisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)