Kalifornia goditet nga 12 tërmete në më pak se 24 orë

Mbi 12 tërmete kanë goditur Kaliforninë Jugore brenda më pak se 24 orësh, pranë Luginës Coachella, duke rritur shqetësimet e ekspertëve për lëkundje të tjera.

Burimi: Daily Mail

20.01.2026. 22:45

Kalifornia goditet nga 12 tërmete në më pak se 24 orë

Të paktën 12 tërmete kanë goditur Kaliforninë Jugore brenda më pak se 24 orësh, duke ngritur shqetësime për lëkundje të tjera në ditët në vijim. Tërmeti më i fundit, me magnitudë 3.8, u regjistrua të martën pasdite pranë qytetit Indio, në Luginën Coachella, rreth 160 kilometra në lindje të Los Anxhelosit dhe San Diegos. Lëkundja ndodhi përgjatë segmentit Mission Creek të thyerjes së njohur San Andreas.

Seria sizmike nisi të hënën mbrëma me një tërmet më të fortë, me magnitudë 4.9, i cili u ndje nga miliona banorë deri në bregun perëndimor të SHBA. Që nga ajo kohë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka regjistruar mbi 150 lëkundje në zonë, shumica prej tyre me magnitudë të ulët, por mbi 12 kanë qenë të ndjeshme për popullsinë. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha.

Autoritetet paralajmërojnë se ekziston një mundësi 98% për tërmete të tjerë mbi magnitudë 3.0 gjatë shtatë ditëve të ardhshme dhe 39% që ndonjë prej tyre të kalojë magnitudën 4.0.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)