Marina e Shteteve të Bashkuara njofton se ka sekuestruar cisternën e shtatë të naftës të lidhur me Venezuelën, në kuadër të përforcimit të kontrollit amerikan mbi prodhimin dhe shitjen e naftës venezueliane.
Komanda Jugore e SHBA-së, SOUTHCOM bëri të ditur se anija “Sagitta” u kap gjatë një operacioni ndaj anijeve të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.
Sipas SOUTHCOM, sekuestrimi u krye pa incidente dhe synon zbatimin e karantinës së vendosur nga presidenti Donald Trump ndaj anijeve të sanksionuara në Karaibe.
Autoritetet amerikane theksojnë se vetëm nafta e eksportuar në mënyrë të koordinuar dhe ligjore mund të largohet nga Venezuela.
SHBA-të kanë nisur konfiskimin e tankerëve të sanksionuar që prej 10 dhjetorit, si pjesë e një fushate për të rritur presionin ndaj qeverisë së Karakasit. Tensionet u përshkallëzuan më 3 janar, kur presidenti Trump autorizoi një operacion ushtarak për të kapur presidentin venezuelian Nicolas Maduro, duke e çuar marrëdhënien mes dy vendeve në pikën më të lartë të krizës.
Administrata Trump e konsideron naftën venezueliane si “të vjedhur” nga kompanitë amerikane, edhe pse ekspertët ligjorë i shohin këto pretendime si shkelje të sovranitetit të Venezuelës.
Ndërkohë, Uashingtoni ka deklaruar se do të kontrollojë shitjen e naftës venezueliane dhe se të ardhurat do të depozitohen në llogari bankare të kontrolluara nga SHBA-të.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)