Alarm për grabitje në bankë, policia e New York “arreston” drerin

Kafsha la pas vetëm dëme materiale dhe shumë rrëmujë, ndërsa tentonte me dëshpërim që të shmangte kapjen.

23.01.2026. 11:09

Alarm për grabitje në bankë, policia e New York “arreston” drerin

Një incident i pazakontë ka ndodhur në shtetin e New York-ut, ku një dre ka thyer xhamin e një banke dhe ka aktivizuar sistemin e alarmit. Ngjarja vuri menjëherë në lëvizje forcat e sigurisë.

Sipas policisë, agjentët e qarkut Suffolk ndërhynë pas një alarmi për vjedhje në filialin e “Webster Bank”, në zonën e Long Island. Në vendngjarje u konstatua se “hajduti” ishte në fakt një dre mashkull. Ai kishte thyer një nga dritaret e bankës dhe kishte mbetur i bllokuar në institucionin financiar.

Pamjet e publikuara nga policia tregonin momentet kur kafsha vraponte e çorientuar brenda ambienteve të bankës, teksa agjentët përpiqeshin që ta neutralizonin pa e lënduar. Dreri la pas vetëm dëme materiale dhe shumë rrëmujë, ndërsa tentonte me dëshpërim që të shmangte kapjen.

Pas disa minutash, policia arriti ta kapte në mënyrë të sigurt, duke përdorur një litar dhe arritën ta nxirrnin pa probleme jashtë godinës. Kafsha u largua pa lëndime, ndërsa nga autoritetet nuk raportohen as për persona të dëmtuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)