Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Ka shkuar në 17 numri i viktimave si pasojë e stuhisë dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Bora ka shkaktuar probleme në transportin ajror, por edhe atë rrugor.

Burimi: AP

26.01.2026. 18:27

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Ka shkuar në 17 bilanci i viktimave nga stuhia e fuqishme dimërore që ka goditur disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Humbje jete janë raportuar në disa shtete, përfshirë Nju Jorkun, Tenesin, Luizianën, Masaçusetsin, Kansasin, Pensilvaninë dhe Teksasin, ndërsa mes viktimave është edhe një 16-vjeçare.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për shkaqet e vdekjeve, shumica e të cilave lidhen me aksidente rrugore.

Stuhia ka paralizuar jetën e përditshme në shumë zona të vendit. Mbi 10 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat dhe rrugët janë mbyllur në dhjetëra shtete. Reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës kanë shkaktuar kaos në transport dhe në shërbimet publike, duke prekur veçanërisht rajonet qendrore dhe lindore të SHBA-së.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e borës pritet të fillojnë të pakësohen gjatë ditës së sotme, por temperaturat ekstremisht të ulëta do të vazhdojnë të mbeten problematike.

Ndikimi i stuhisë është ndjerë edhe në Kanada, ku në Toronto, Aeroporti Pearson ka regjistruar reshje rekord dëbore, duke shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës, ndërsa kushtet e motit vijojnë të mbeten të vështira.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)