Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore që ditët e fundit ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes viktimave është edhe një vajzë 16-vjeçare në afërsi të Teksas-it, e cila humbi jetën në një aksident gjatë rrëshqitjes me slitë. Në zonën e Austin, një person u gjet i pajetë në parkingun e një pike të braktisur karburanti, me dyshime se ndërroi jetë nga hipotermia.
Në Arkansas, një 17-vjeçar vdiq pasi u tërhoq mbi borë nga një mjet katërrotësh dhe u përplas me një pemë. Ndërkohë, në qarkun Lehigh të Pensilvanisë, tre persona humbën jetën gjatë pastrimit të borës. Pesë viktima janë regjistruar në Neë York, ndërsa në Massachusetts një grua vdiq pasi u përplas nga një borëpastruese që po lëvizte mbrapsht në një parking. Viktima janë raportuar gjithashtu në Tennessee, Louisiana dhe Kansas.
Prej stuhisë, e cila ka lënë rreth një milion persona pa energji elektrike në mbarë vendin, janë shkaktuar gjithashtu ndërprerje masive në trafikun ajror. Më të goditurat janë veçanërisht aeroportet e Neë Yorku dhe Boston. Sipas të dhënave, mbi 15 mijë fluturime janë anuluar në të gjithë Amerikën, ndërsa rreth 30 mijë fluturime kanë pësuar vonesa.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)