Vetëm pak ditë pas miratimit në Kuvend, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në organizatën ndërkombëtare të themeluar nga presidenti Donald Trump, “Bordi i Paqes” ka mirëpritur zyrtarisht vendin tonë. Njoftimi është dhënë nëpërmjet kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.
“‘Bordi i Paqes’ mirëpret Shqipërinë si një anëtarë themelues i organizatës tonë ndërkombëtare që po rritet”, shkruhej në njoftimin e postuar. Deri më datën 28 janar 2026, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar zyrtarisht pjesëmarrjen e 27 shteteve nga e gjithë bota.
Përkrah Shqipërisë, në “Bordin e Paqes” është edhe Kosova, ndërsa mes vendeve të tjera janë edhe Britania e Madhe, Turqia, Bullgaria, Hungaria apo Argjentina, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një dedikim të veçantë mirëseardhje kishte edhe për Republikën e Kosovës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)