“Një flotë e bukur po lundron drejt Iranit”, Trump shpreson në arritjen e një marrëveshje

Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.

28.01.2026. 09:17

“Një flotë e bukur po lundron drejt Iranit”, Trump shpreson në arritjen e një marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një tjetër flotë anijesh ushtarake amerikane është nisur drejt Iranit. sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, njoftimi u bë gjatë një fjalimi të mbajtur në Iowa.

Duke iu referuar operacioneve të fundit ushtarake amerikane, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se në muajin qershor SHBA kishte “asgjësuar kapacitetin bërthamor të Iranit” në kuadër të operacionit të quajtur “Midnight Hammer”. Sipas tij, Irani ishte vetëm rreth një muaj larg sigurimit të një arme bërthamore.

“Njerëzit e prisnin prej 22 vitesh... Duhej ta bënim”, u shpreh Trump. Ai shtoi se aktualisht “një tjetër flotë e bukur po lundron drejt Iranit”, duke theksuar se shpreson që Teherani të pranojë një marrëveshje. “Irani duhej të kishte bërë një marrëveshje që herën e parë”, deklaroi presidenti amerikan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)