Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 4 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një foto e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, e realizuar gjatë samitit të vitit të kaluar në Alaska, është varur tanimë në hollin e Shtëpisë së Bardhë.
Një foto e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, e realizuar gjatë samitit të vitit të kaluar në Alaska, është varur tanimë në hollin e Shtëpisë së Bardhë.
Gazetarja e PBS, Elizabeth Landers, e zbuloi lajmin në X. Landers tha se nuk e kishte pare më parë fotografinë, e cila ndodhet sipër një fotografie të Trump me një nga nipërit e tij.
"Një gjë që vura re në hollin që lidh Krahun Perëndimor me rezidencën që nuk e kisha parë kurrë më pare. Një foto në konizë e Presidentit Trump dhe Presidentit Putin në samitin e tyre veror në Alaska", shkroi gazetarja, duke postuar imazhin.
Kujtojmë se në Alaska dy liderët u takuan për të diskutuar të ardhmen e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe prej asaj kohe ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Trump për ti dhënë fund luftës.
Ekspozimi i fotos vjen në një kohë kur presidenti rus thuhet se ende po konsultohet me partnerët e tij strategjikë përpara se të vendosë nëse do t'i bashkohet Bordit të Paqes të Trump.
Bordi fillimisht pritej të ishte një grup i vogël figurash që mbikëqyrnin armëpushimin në Lindjen e Mesme, por duket se ka evoluar në diçka më të gjerë. Rreth 35 vende kanë rënë dakord të nënshkruajnë projektin, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë që foli në kushte anonimiteti sipas rregullave bazë të përcaktuara nga Shtëpia e Bardhë, dhe 60 vende ishin ftuar të bashkoheshin.
Trump inauguroi bordin të enjten në Davos duke shtyrë me entuziazëm përpara një projekt për të hartuar një të ardhme për Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta. Ai këmbënguli se "të gjithë duan të jenë pjesë" e bordit.
Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina. Kryeministri Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik shkel në tokën kineze që nga viti 2018.
18:27 21 min më parë28.01.2026.
Autori
Autoritetet në Rusi nisën hetimet ndaj një burri në Voronezh që rrezikoi jetën e djalit të tij të mitur duke e zbritur me litar nga dritarja e katit të shtatë.
17:28 37 min më parë28.01.2026.
Autori
Rreth 30 oficerë policie me rroba civile mbërritën në selinë e Deutsche Bank në Frankfurt të mërkurën në mëngjes dhe hynë brenda duke bastisur zyrat nën dyshimin për pastrim parash.
15:57 2 h më parë28.01.2026.
AutoriKryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fluturuar me helikopter mbi qytetin e Niscemi, një komunitet prej 27 mijë banorësh, të cilin prej së dielës po "e përpin" dheu, pasi kodra mbi të cilkn është ndërtuar ka rrëshkitur e gjitha pas çarjes që shkëmbi pësoi pas ciklonit Harry.
15:37 2 h më parë28.01.2026.
AutoriStuhia Kristin solli shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 150 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve, përmbytje dhe rrëshqitje toke në Portugali dhe Spanjë. Po ashtu tre viktima u regjistruan si pasojë e motit të keq në dy shtetet e gadishullit Iberik.
15:18 2 h më parë28.01.2026.
Autori
Të paktën pesë persona humbën jetën pasi një dron rus goditi një tren me civilë në verilindje të Ukrainës, në një sulm që presidenti Volodymyr Zelensky e cilësoi si “akt të pastër terrorizmi”.
14:47 3 h më parë28.01.2026.
Autori
Prej mungesës së provave ajo u shpall e pafajshme për akuzat lidhur me manipulim të tregut financiar dhe shkelje të ligjeve për financimin e politikës.
13:42 4 h më parë28.01.2026.
Autori
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
11:16 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
09:59 8 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)