Tërmeti godet bunkerët e raketave bërthamore amerikane
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi shtetin amerikan të Montanës pranë bazës ajrore Malmstrom, një nga pikat më strategjike të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku ndodhen bunkerët nëntokësorë për raketa balistike ndërkontinentale.
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi shtetin amerikan të Montanës pranë bazës ajrore Malmstrom, një nga pikat më strategjike të sigurisë kombëtare të SHBA-së, ku ndodhen bunkerët nëntokësorë për raketa balistike ndërkontinentale. Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, lëkundja u regjistrua në orën 12:41 sipas kohës lokale, vetëm rreth 11 kilometra nga qendra e bazës.
Qindra banorë raportuan se e ndjenë tërmetin, ndërsa disa prej tyre e përshkruan si të frikshëm për shkak të forcës së dridhjeve. Shërbimi Gjeologjik paralajmëroi se ekziston një mundësi 27% për pasgoditje me magnitudë mbi 3 në javën e ardhshme, si dhe 6% shanse për një tjetër tërmet mbi magnitudën 4.
Edhe pse Montana nuk konsiderohet zonë me aktivitet të lartë sizmik, ajo ndodhet mbi brezin sizmik Intermountain, i cili është i aftë të prodhojë tërmete të moderuara. Tërmeti ishte relativisht i cekët, vetëm gjashtë milje nën sipërfaqe, çka e bën potencialisht më të rrezikshëm.
Foto: Forcat Ajrore Amerikane
Malmstrom Air Force Base menaxhon rreth 150 bunkerë nëntokësorë raketash në një territor prej mbi 13,800 kilometrash katrorë, duke përbërë kompleksin më të madh bërthamor në hemisferën perëndimore. Autoritetet ushtarake nuk kanë njoftuar ende nëse ka dëme në infrastrukturën strategjike, ndërsa kontrollet vazhdojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)