Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi tre milionë faqe, 2 mijë video dhe 180 mijë fotografi në lidhje me çështjen “Jeffrey Epstein”. Materialet, mes të cilave ka edhe përmbajtje pornografike të gjetura në pajisjet e pedofilit që vrau veten në burg, janë të aksesueshme publikisht në një motor kërkimi në faqen zyrtare të qeverisë. Informacionet e ndjeshme, si adresat e email-eve dhe të dhënat personale, janë fshirë.
Nga dokumentet e publikuara, spikat një e-mail i vitit 2018 që Epstein i dërgoi vetes mbi Bill Gates. Aty zbulohet se themeluesi i “Microsoft” ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pas takimeve me disa vajza ruse. Në e-mail, Epstein e akuzonte Gates për shkatërrimin e miqësisë së tyre dhe për kërkesën e Bill për ti dhënë fshehurazi antibiotikë Melinda Gates. Çifti u divorcua në vitin 2021 dhe tashmë Melinda vlen plotë 29,6 miliardë dollarë.
Foto: Departamenti i Drejtësisë SHBA
Sipas mediave ndërkombëtare, Donald Trump përmendet në 3,200 herë në dokumente, kryesisht në artikuj dhe e-mail që lidhen me zgjedhjet e vitit 2016 dhe biseda midis Epstein dhe miqve të tij. Zv/ministri i Drejtësisë, Todd Blanche, siguroi se gjatë rishikimit të dokumenteve nuk është mbrojtur asnjë individ, duke përfshirë këtu edhe presidentin Trump dhe se Shtëpia e Bardhë nuk ka pasur lidhje me procesin.
Për shkak të natyrës së ndjeshme të materialeve, qeveria ka vendosur që aksesin në “Epstein Library” ta kenë vetëm personat mbi 18 vjeç. Publikimi i materialeve vijon pas përfundimit të afatit ligjor, që ishte deri më 19 dhjetor 2025.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)