Pas pjesëmarrjen në inaugurimin e Bordit të Paqes në Uashington, Shqipëria dhe Kosova firmosën në mënyrë solemne angazhimin e marrë në projektin e ri të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara hapi takimin e parë të këshillit ndërkombëtar të krijuar për të koordinuar procesin e paqes dhe rindërtimit në Rripin e Gazës.
Ai deklaroi se organi i ri do të “mbajë nën vëzhgim” edhe punën e Kombeve të Bashkuara, për t’u siguruar që funksionon si duhet. Trump tha se synimi kryesor është forcimi i rolit të OKB-së, duke shtuar se “ka nevojë për ndihmë”, veçanërisht financiare për të qenë më efikase.
Takimi mblodhi përfaqësues nga 50 vende dhe pati si qëllim kryesor diskutimin rreth financimeve dhe angazhimeve për rindërtimin e Gazës pas viteve të konfliktit. Sipas njoftimeve, qeveritë e pranishme kanë premtuar mbi 7 miliardë dollarë për ndihma dhe rindërtim, ndërsa SHBA-ja premtoi një kontribut prej rreth 10 miliardë dollarësh.
Foto: AP
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u shfaq duke mbajtur në dorë çekiçin e artë ceremonial të “Bordit të Paqes”, duke theksuar se ai simbolizon “autoritet presidencial”. Ai e ngriti çekiçin përpara të pranishmëve, ndërsa iu drejtua zv.presidentit JD Vance me fjalët: “Le ta marrim me vete”. Çekiçi ceremonial përdoret për të hapur dhe mbyllur zyrtarisht sesionet e takimeve, por në këtë rast mori edhe një dimension politik, duke theksuar rolin udhëheqës të presidentit në këtë iniciativë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)