Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të rrisë tarifat globale në 15%, vetëm një ditë pasi Gjykata Supreme rrëzoi politikën e tij të mëparshme për taksat mbi importet.
Vendimi i Gjykatës së Lartë shpalli të paligjshme tarifat e mëhershme të vendosura nga administrata Trump. Fillimisht, presidenti kishte deklaruar se do t’i zëvendësonte ato me një tarifë të përgjithshme prej 10% për të gjitha mallrat që hyjnë në SHBA. Megjithatë, në një postim në platformën e tij Truth Social, ai bëri të ditur se norma e re do të jetë 15% dhe do të hyjë në fuqi “menjëherë”.
Trump e cilësoi vendimin e Gjykatës si “jashtëzakonisht anti-amerikane” dhe theksoi se administrata e tij do të punojë në muajt në vijim për të përcaktuar dhe shpallur tarifa të reja, të cilat sipas tij do të jenë ligjërisht të pranueshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)