Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte një nga figurat më të kërkuara të botës së krimit në Meksikë. Ai u vra gjatë një operacioni të forcave të sigurisë. Bëhej fjalë për liderin e Jalisco Neë Generation Cartel, i konsideruar si një nga kartelet më të fuqishme dhe më të dhunshme në vend.
Organizata e tij ishte bërë famëkeqe për sulme të hapura ndaj forcave të rendit dhe për kontrollin me dhunë të rajoneve të tëra. Pas lajmit për vrasjen e tij, në disa pjesë të Meksikës kanë shpërthyer trazira: raportohen bllokime autostradash, qytete në flakë dhe sulme ndaj infrastrukturës, duke përfshirë aeroporte.
Detajet e operacionit nuk janë bërë ende publike nga autoritetet, por ngjarja konsiderohet një goditje e madhe ndaj karteleve të drogës dhe një sukses i rëndësishëm për qeverinë meksikane. Zhvillimi mund të ketë edhe ndikim politik ndërkombëtar. Presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar më herët me ndërhyrje kundër karteleve në territorin meksikan, duke rritur presionin mbi autoritetet e Meksikës për të ndërmarrë masa më të ashpra.
Foto nga web
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)