Një valë e madhe dhune ka përfshirë Meksikën pas vrasjes së Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, kreu i fuqishëm i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliskos.
Bosi i drogës, një nga më të kërkuarit nga autoritetet meksikane dhe amerikane u vra një ditë më parë gjatë një operacioni të ushtrisë meksikane në qytetin Tapalpa, në shtetin perëndimor të Jaliskos.
Informacioni i ofruar nga SHBA ndihmoi në lokalizimin e tij, megjithëse forcat meksikane kryen operacionin në mënyrë të pavarur. Gjatë sulmit, Oseguera dhe disa anëtarë të kartelit u plagosën rëndë dhe vdiqën gjatë transportit për në Ciudad de México.
Reagimi i kartelit ishte i shpejtë dhe i dhunshëm. Pas përhapjes së lajmit për vdekjen e tij, anëtarët e bandës nisën sulme të koordinuara në të paktën 20 shtete, duke djegur autobusë dhe makina, duke bllokuar rrugët me pengesa dhe sulmuar forcat e sigurisë.
Rrugët në qytete të mëdha, përfshirë Guadalajara dhe Puerto Vallarta, mbetën pothuajse të zbrazëta, ndërsa banorët u fshehën në shtëpi për shkak të kaosit dhe tymit.
Forcat e sigurisë meksikane pësuan humbje të mëdha: të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare u vranë nga sulmet në Jalisko, sipas sekretarit të sigurisë. Përveç personelit të sigurisë, gjatë përleshjeve vdiqën edhe anëtarë të kartelit dhe të paktën një civil, ndërsa dhjetëra persona u arrestuan.
Si përgjigje ndaj dhunës në rritje, autoritetet dërguan mijëra ushtarë shtesë dhe forcuan masat e sigurisë në rajonet e prekura. Shkollat, transporti publik dhe bizneset u mbyllën në disa shtete për shkak të kërcënimeve.
huna ka ngritur frikën për destabilizim të mëtejshëm, ndërsa grupet kriminale rivale mund të konkurrojnë për territoret e CJNG-së pas vdekjes së liderit të tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)