Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, një Zonjë e Parë do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Risia do të realizohet nga Melania Trump, bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump.
Më 2 mars, ajo do të kryesojë një seancë të Këshillit të Sigurimit, duke shënuar herën e parë që një Zonjë e Parë amerikane merr një rol të tillë në këtë forum ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara marrin presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit gjatë muajit mars. Seanca pritet të përqendrohet te arsimimi dhe roli i tij në promovimin e tolerancës dhe paqes globale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)