Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se nuk dëshiron më të flasë për mundësinë e fitimit të Çmimit Nobel për Paqen. Fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë kanë ardhur dy javë pas nisjes së fushatës ushtarake në Iran.
Në një bisedë me gazetën “Washington Examiner”, Trump tha se nuk ka “asnjë ide” nëse operacioni ushtarak i quajtur “Tërbimi Epik” mund ta ndihmojë atë të arrijë një vlerësim të tillë nga Komiteti i Nobelit. “Nuk e di, nuk më intereson”, u shpreh lideri amerikan.
Trump kishte deklaruar edhe më parë në disa raste se e meritonte këtë çmim, por tani duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj kësaj çështjeje. I pyetur nëse tema e Çmimit Nobel ishte diskutuar gjatë bisedave të fundit me liderë të huaj, presidenti amerikan u përgjigj shkurt: “Jo, nuk flas për Çmimin Nobel”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)