“Vazhdojmë gjuetinë”, Hegseth pa datë për fundin e luftës: Bota të falënderojë Trump për sulmin ndaj Iranit
Hegseth pranoi ndër të tjera se nuk ka një afat përfundimtar për përfundimin e luftës, por insistoi duke thënë: “Ne jemi brenda planit… dhe nuk do të donim të vendosnim një afat kohor përfundimtar.”
Në konferencën e radhës nga Pentagoni për operacionin ushtarak në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se bota duhet ta falënderojë Donald Trump për mënyrën si po trajtohet konflikti me Iranin, duke theksuar se kapacitetet ushtarake të Teheranit janë dobësuar ndjeshëm.
Sipas tij, sulmet me raketa balistike dhe dronë nga Irani kundër forcave amerikane kanë “rënë me 90% që nga fillimi i konfliktit”.
Ai shtoi se SHBA-të kanë goditur mbi 7,000 objektiva dhe kanë “dëmtuar ose fundosur të paktën 120 anije detare iraniane”, duke eleminuar gati plotësisht flotën e tyre. “Kapacitetet tona vazhdojnë të ndërtohen, ato të Iranit vazhdojnë të degradohen”, tha Hegseth, duke shtuar se mbrojtja ajrore iraniane është “rrafshuar”.
Ai theksoi se objektivat e SHBA-së mbeten të pandryshuara dhe janë shkatërrimi i lançuesve të raketave, bazës industriale mbrojtëse të Iranit dhe marinës iraniane, si dhe sigurimi që “Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore”.
“Bota, Lindja e Mesme, aleatët tanë mosmirënjohës në Evropë, dhe madje edhe segmente të shtypit tonë duhet t’i thonë një gjë Presidentit Trump – ‘faleminderit’”, u shpreh Hegseth.
Ai gjithashtu paralajmëroi për rrezikun që paraqet Irani. “Një regjim i tillë, që refuzon të braktisë ambiciet e tij bërthamore, nuk është vetëm një problem rajonal, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Amerikën, për lirinë dhe për qytetërimin.”
Foto: AP/Manuel Balce Ceneta
Hegseth pranoi ndër të tjera se nuk ka një afat përfundimtar për përfundimin e luftës, por insistoi duke thënë: “Ne jemi brenda planit… dhe nuk do të donim të vendosnim një afat kohor përfundimtar.”
Ndërkohë, ai la të hapur mundësinë për një kërkesë të madhe financimi për luftën, duke deklaruar. Hegseth nuk e mohoi një raportim të Washington Post që thoshte se Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të miratojë një kërkesë financimi prej më shumë se 200 miliardë dollarësh drejtuar Kongresit për luftën e Iranit.
Teherani ka vazhduar sulmet, edhe pse për Trump e kishte mbushur kupën me sulmet e vazhdueshme të 12 orëve të fundit ndaj infrastrukturës së naftës dhe gazit në Gjirin Persik.
Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të paraqesë një kërkesë në Kongres për 200 miliardë dollarë fonde emergjente për të mbuluar kostot e luftës kundër Iranit, e cila tani është në javën e saj të tretë.
Në deklaratë, ata dënojnë sulmet e qëllimshme të Iranit, të cilat, sipas tyre, kanë synuar zonat e banimit, infrastrukturën civile dhe objektet diplomatike.
“Mendoj se kjo shifër mund të ndryshojë. Duhen para për të vrarë të këqijtë. Pra, ne do t’i drejtohemi Kongresit dhe njerëzve tanë atje, për t’u siguruar që financohemi siç duhet për atë që është bërë, për atë që mund të kemi bërë. Çfarë do të bëjmë në të ardhmen, është të sigurohemi që municionet tona të jenë aty dhe rifurnizimi të jetë përtej çdo niveli tjetër”, u tha Hegseth gazetarëve kur u pyet për kërkesën.
Ndërkohë, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me aftësinë e vazhdueshme të Iranit për të goditur aleatët e SHBA-ve me raketa, Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine pranoi se "ata hynë në këtë luftë me shumë armë".
"Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të jemi sa më agresivë dhe të vendosur që të mundemi kundër aftësisë së tyre të raketave balistike. Ne vazhdojmë të gjuajmë dhe të vrasim”, tha Caine.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)