Tragjedi në SHBA, zjarri i merr jetën gazetares së njohur dhe 3 fëmijëve të saj

Një gazetare sportive dhe 3 fëmijët e saj të mitur humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në Minnessota.

Burimi: CNN

23.03.2026. 19:45

Tragjedi në SHBA, zjarri i merr jetën gazetares së njohur dhe 3 fëmijëve të saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-të, ku gazetarja sportive Jessi Pierce dhe tre fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu mëngjesin e së shtunës në qytetin “White Bear Lake”, kur banesa u përfshi nga flakët. Ishin fqinjët ata që lajmëruan ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit kur panë renë e madhe të tymit që përfshiu zonën.

Zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje gjetën një të rritur dhe tre fëmijë pa shenja jete brenda shtëpisë, si dhe qenin e familjes.

Jessi Pierce ishte 37 vjeçe dhe prej rreth një dekade punonte për NHL.com, ku mbulonte ekipin Minnesota Wild. Ajo njihej si një gazetare e përkushtuar dhe shumë e dashur në komunitetin e hokejit.

National Hockey League dhe kolegët e saj reaguan me dhimbje të thellë për humbjen, duke e përshkruar si një person të sjellshëm, të përkushtuar ndaj familjes dhe pasionit për sportin.

Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim, ndërsa autoritetet kanë kërkuar kohë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka prekur jo vetëm familjen, por edhe gjithë komunitetin sportiv.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)