Një aeroplan i Forcave Ajrore Kolumbiane është rrëzuar në jug të vendit, pranë kufirit me Perunë, në rrethana ende të paqarta.
Zyrtarët ushtarakë kolumbianë bëjnë me dije se në momentin e rrëzimit në bordin e avionit udhëtonin 110 ushtarë dhe pjesëtarë të stafit.
Aeroplani, një “Hercules” i përdorur për transportimin e trupave, u rrëzua pranë qytetit të Puerto Leguízamo, në provincën Putumayo.
Ministri i Mbrojtjes i Kolumbisë, Pedro Sánchez foli për këtë ngjarje të rëndë, por nuk e specifikoi numrin e saktë të personave që kanë humbur jetën.
Avionët Hercules C-130 u lançuan për herë të parë në vitet 1950 dhe Kolumbia bleu modelet e saj të para në fund të viteve 1960.
Kohët e fundit, ajo ka modernizuar disa C-130 më të vjetër me modele më të reja të dërguara nga SHBA-ja sipas një ligji që lejon transferimin e pajisjeve ushtarake të përdorura ose të tepërta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)