Arrestohet vrasësi pa duar dhe pa këmbë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Maryland në SHBA, ku një person është arrestuar nën akuzën e vrasjes së një personi gjatë një debati brenda makinës.

Burimi: Daily Mail

24.03.2026. 15:08

Arrestohet vrasësi pa duar dhe pa këmbë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Maryland në SHBA, ku një person është arrestuar nën akuzën e vrasjes së një personi gjatë një debati brenda makinës.

Sipas autoriteteve, 27-vjeçari Dayton James Webber dyshohet se ka qëlluar me armë për vdekje pasagjerin e tij, 27-vjeçarin Bradrick Michael Wells, gjatë një konflikti të ndodhur të dielën në La Plata.

Policia bën me dije se Webber ndodhej në një automjet tip SUV kur shpërtheu sherri. Pas të shtënave, ai ka ndaluar mjetin dhe u ka kërkuar dy pasagjerëve të tjerë në sediljen e pasme që ta ndihmonin për të nxjerrë viktimën nga makina. Ata kanë refuzuar dhe janë larguar menjëherë, duke njoftuar policinë.

Autoritetet shtojnë se i dyshuari është larguar nga vendngjarja me trupin e viktimës ende në makinë. Më vonë, trupi i pajetë i Wells u gjet në një oborr në zonën e Charlotte Hall.

Ndërkohë, Webber u lokalizua nga policia në një spital në Charlottesville, ku po merrte trajtim mjekësor. Ai përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë dhe të dytë.

Rasti ka ngjallur reagime të forta edhe për shkak të profilit të të dyshuarit. Webber është me këmbë dhe duar të amputuara. Ai humbi gjymtyrët kur ishte foshnjë për shkak të një infeksioni të rëndë.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende se si ai ka arritur të përdorë armën apo të zhvendosë trupin e viktimës, ndërsa hetimet janë në fazat e para. Sipas policisë, deri më tani nuk ka prova që persona të tjerë të kenë qenë të përfshirë në krim. Megjithatë, në rrjetet sociale janë publikuar edhe video teksa autori i dyshuar mundet të qëllojë me pistoletë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)