Trump bën paqe me Kinën: S’do dërgojnë armë në Iran, Xi i lumtur që SHBA po hap Hormuzin

Ndërkohë një zyrtar i lartë amerikan tha për CNN se SHBA-të nuk kanë rënë dakord zyrtarisht për të zgjatur armëpushimin me Iranin, teksa ishte raportuar se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord në parim për një zgjatje për të lejuar më shumë kohë për negociata.

15.04.2026. 14:46

Trump bën paqe me Kinën: S’do dërgojnë armë në Iran, Xi i lumtur që SHBA po hap Hormuzin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se Kina është shumë e lumtur që Amerika po punon për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran.

“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj këtë për ta, gjithashtu dhe për botën. Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran", shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Ai tha se priste një "përqafim të madh" nga Presidenti i Kinës, Xi Xinping kur ta takojë atë gjatë një udhëtimi të planifikuar në Pekin në maj.

“Presidenti Xi do të më japë një përqafim të madh dhe të madh kur të mbërrij atje pas disa javësh. Po punojmë së bashku me zgjuarsi dhe shumë mirë! A nuk është kjo më e mirë se luftimet??? Por mos harroni, ne jemi shumë të mirë në luftime, nëse është e nevojshme, shumë më mirë se kushdo tjetër!!!”, shkroi Trump.

Ndërkohë një zyrtar i lartë amerikan tha për CNN se SHBA-të nuk kanë rënë dakord zyrtarisht për të zgjatur armëpushimin me Iranin, teksa ishte raportuar se Uashingtoni dhe Teherani kishin rënë dakord në parim për një zgjatje për të lejuar më shumë kohë për negociata.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord zyrtarisht për një zgjatje të armëpushimit. Ekziston një angazhim i vazhdueshëm midis SHBA-ve dhe Iranit për të arritur një marrëveshje”, tha zyrtari.

Një zgjatje e mundshme e armëpushimit është ende në tryezën e diskutimeve, thanë burime të njohura me bisedimet, por administrata Trump është e etur të hartojë një marrëveshje të mundshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë, ushtria e Iranit ka kërcënuar të mbyllë operacionet e transportit detar në Detin e Kuq, si dhe në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nëse SHBA-të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane.

Gjeneral Major Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, nga komanda e unifikuar e forcave të armatosura të Iranit, e përshkroi bllokadën si "të paligjshme" dhe tha se nëse do të vazhdonte, do të konsiderohej shkelje e marrëveshjes së armëpushimit.

“Irani nuk do të lejojë që asnjë eksport apo import të vazhdojë në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe Detin e Kuq në kushte të tilla”, tha Abdollahi, siç raporton Tasnim.

Irani nuk kufizohet me Detin e Kuq, por ka ndikim në zonë nëpërmjet aleatëve rajonalë, përkatësisht Huthëve në Jemen, të cilët më parë kanë synuar goditjen e anijeve atje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)