Operacioni i SPAK, goditet grupi i strukturuar i trafikut të drogës
Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës është goditur nga SPAK dhe mësohet se janë lëshuar 11 masa arresti.
09:50 9 h më parë15.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një operacion i gjerë dhe i koordinuar në disa shtete ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe ka pastruar miliona euro përmes aktiviteteve të paligjshme.
Një operacion i gjerë dhe i koordinuar në disa shtete ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha kokaine dhe ka pastruar miliona euro përmes aktiviteteve të paligjshme. Prokuroria e Posaçme ka finalizuar këtë aksion, duke vendosur 11 masa sigurie dhe duke sekuestruar pasuri në vlerën e 12 milionë eurove.
Sipas SPAK, operacioni është zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 153 të vitit 2023 dhe ka përfshirë bashkëpunim të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë si Eurojust, Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë lëshuar 11 masa sigurie “arrest në burg” për shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Aktualisht janë arrestuar Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola, ndërsa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, pasi dyshohet se ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.
Një grup i strukturuar kriminal i trafikut të drogës është goditur nga SPAK dhe mësohet se janë lëshuar 11 masa arresti.
09:50 9 h më parë15.04.2026.
Autori
Gjatë operacionit të zhvilluar më 7 prill me urdhër të SPAK janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të burgut, përfshirë edhe qelitë e të paraburgosurve të profilit të lartë, si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
17:18 7 ditë më parë08.04.2026.
Autori
Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë grupe të përbashkëta hetimore në luftën ndaj krimit të organizuar. Kreu i SPAK Klodjan Braho, dhe paraardhësi i tij Altin Dumani u pritën në Podgoricë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Milorad Markoviç, Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviç.
16:41 12 ditë më parë03.04.2026.
AutoriHetimet kanë zbuluar se gjatë viteve 2019-2021, grupi ka operuar kryesisht në Amerikën Latine dhe në disa vende të Europës Perëndimore, duke realizuar të paktën tetë episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha. Droga transportohej përmes kontejnerëve të maskuar me produkte të ndryshme si fruta, peshk apo lëngje të ngrira, duke synuar kryesisht portin e Roterdamit në Holandë.
Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet kanë vendosur edhe sekuestrimin preventiv të 232 pasurive me një vlerë të përllogaritur rreth 12 milionë euro. Mes tyre përfshihen kompani të ndryshme, kuota aksionere, pasuri të paluajtshme si toka, apartamente dhe hotele, automjete të shumta dhe dhjetëra llogari bankare.
Operacioni vijon ende, ndërsa hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policia e Shtetit po punojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
PASURITE E SEKUESTRUARA:
Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.
Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.
Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.
60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.
89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).
72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.
8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE
Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.
Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.
Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.
Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.
Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.
Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.
Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
19:28 10 min më parë15.04.2026.
Autori
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe më gjerë ka në qendër një 19-vjeçare shqiptare, e cila humbi jetën në rrethana tragjike në ishullin e Kefalonisë, ndërsa familjarët e saj kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
19:13 25 min më parë15.04.2026.
Autori
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
18:58 40 min më parë15.04.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik në lidhje me praktikat europiane mbi subvencionimin e naftës për fermerët.
18:30 1 h më parë15.04.2026.
AutoriViktima me inicialet S.S. dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që përdorte kallamin e peshkimit, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
17:09 2 h më parë15.04.2026.
Autori
Një përplasje e dhunshme mes disa të rinjve në zonën e Bathores ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se jo vetëm ka kanosur me armë zjarri, por edhe ka shkaktuar aksident të qëllimshëm ndaj një 33-vjeçari.
16:27 3 h më parë15.04.2026.
AutoriPolicia sqaron se finalizoi operacionin e koduar “Strike”, menjëherë pasi personi i kërcënuar denoncoi grabitjen e automjetit të tij dhe kërëcnimin nga tre individë për t’u detyruar t’u jepte shumën prej 30 mijë eurosh.
15:45 3 h më parë15.04.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se 4 persona janë arrestuar, pas zjarrit që përfshiu pallatin pranë QSUT një ditë më parë, ndërsa hetimi penal ka nisur edhe për pronarin e pallatit.
15:01 4 h më parë15.04.2026.
Autori
Këtë të mërkurë është mbledhur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili është shoqëruar me debate për ndryshimin e rregullores.
14:20 5 h më parë15.04.2026.
Autori
Komente (0)