Policia belge ndalon Federica Mogherinin, dyshime për keqpërdorimin e fondeve publike të BE-së

Federica Mogherini, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës dhe më parë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, është ndaluar sot në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim me fondet publike.

Burimi: Euractiv

02.12.2025. 13:41

Policia belge ndalon Federica Mogherinin, dyshime për keqpërdorimin e fondeve publike të BE-së

Sipas mediave belge, Federica Mogherini, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës dhe më parë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, është ndaluar sot në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim me fondet publike.

Policia belge kreu një sërë bastisjesh të martën në mëngjes në selinë e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel, në Kolegjin e Europës, si dhe në disa banesa private, si pjesë e një hetimi për dyshime mbi keqpërdorimin e fondeve publike të BE-së. Sipas dëshmitarëve dhe personave të njohur me hetimin, autoritetet konfiskuan dokumente dhe arrestuan tre persona për t’i marrë në pyetje lidhur me dyshime për mashtrim në prokurime, korrupsion dhe konflikt interesi.

Rreth dhjetë oficerë hynë në selinë e EEAS rreth orës 07:30, konfirmuan zyrtarë të institucionit. Hetimi nisi pas pretendimeve se EEAS dhe Kolegji i Europës mund të kenë keqpërdorur fonde gjatë viteve 2021–2022, tha një grup prej katër personash të njohur me çështjen.

Operacioni u krye nga policia federale belge në bashkëpunim me OLAF-in, zyrën anti-mashtrim të BE-së, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik të BE-së. Të dy institucionet refuzuan të komentojnë.

Hetimi lidhet veçanërisht me krijimin e Akademisë së re Diplomatike të BE-së në Bryzh, e financuar nga EEAS. Autoritetet po verifikojnë nëse Kolegji i Europës ka pasur informacion të privilegjuar për tenderin publik që duhej të mbetej konfidential. Po ashtu, po shqyrtohet blerja prej 3.2 milionë eurosh e një ndërtese në Spanjaardstraat, e përdorur për akomodimin e diplomatëve të akademisë. Kolegji e bleu godinën në vitin 2022, pak para se të shpallej tenderi që më pas i dha institucionit 654 mijë euro grant.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)