Hetimi për fondet e BE-së, lirohet gjatë natës Federica Mogherini

Prokuroria njofton se “akt-akuza mbetet në fuqi”. Tre të hetuarit u liruan sepse nuk konsiderohen në rrezik arratisjeje. Akuzat lidhen me mashtrim në tendera dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.

03.12.2025. 10:28

Hetimi për fondet e BE-së, lirohet gjatë natës Federica Mogherini

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, dhe ambasadori Stefano Sannino janë lënë të lirë gjatë natës pasi u morën në pyetje nga policia federale e Flandrës Perëndimore, në kuadër të hetimit të Prokurorisë Evropiane mbi një mashtrim të dyshuar që lidhet me trajnime të financuara nga BE për të rinj diplomatë.

I liruar është edhe Cesare Zegretti, drejtues i Kolegjit të Europës. “Pas marrjes në pyetje nga policia gjyqësore federale belge, të tre janë informuar zyrtarisht për akuzat që rëndojnë mbi ta, të cilat lidhen me mashtrim dhe korrupsion në tendera, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Ata janë lënë të lirë, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje”, njofton Prokuroria e BE-së.

Hetimi dhe shoqërimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së, aktualisht në rolin e Rektores së Kolegjit të Europës bëri bujë jo vetëm në kontinent. Mëngjesin e së martës, ndaj tre të akuzuarve u zhvilluan kontrolle të nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Kolegji i Europës në Bryzh.

Në hetim ka edhe dyshime për favorizim dhe konkurrencë e padrejtë në pjesëmarrjen e një programi trajnimi 9-mujor për diplomatët e ardhshëm europianë në Kolegjin e Europës. Ngjarjet e dyshuara datojnë nga periudha 2021-2022. Mogherini dhe dy personat e tjerë të përfshirë janë informuar zyrtarisht me akuzat nga Zyra e Prokurorit Publik Europian. Aty theksohet gjithashtu se “të gjithë personat konsiderohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia e tyre nga gjykatat belge kompetente”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)