Britania dhe Norvegjia, flotë të përbashkët kundër nëndetëseve ruse

Britania e Madhe dhe Norvegjia arritën një akord për krijimin e një flote të përbashkët që do të mbrojë infrastrukturën kritike në Atlantikun e Veriut nga nëndetëset ruse.

Burimi: BBC

04.12.2025. 18:47

Britania dhe Norvegjia, flotë të përbashkët kundër nëndetëseve ruse

Britania e Madhe dhe Norvegjia kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për të krijuar një flotë e cila do të pikasë dhe ndjekë nëndetëset ruse në Atlantikun e Veriut.

Pakti i mbrojtjes i prezantuar nga kryeministrat Starmer dhe Store parashikon ruajtjen e kabllove nënujore, dhe mos lejimin e mjetet lundruese ruse të hyjnë fshehurazi në ujërat e dy vendeve të NATO.

Sipas marrëveshjes së quajtur Lunna House, marinat britanike dhe norvegjeze do të operojnë një flotë fregatash të tipit 26 të prodhuara në Britani.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e quajti marrëveshjen "historike", duke thënë se ajo forcon aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Britania është shumë e varur nga rrjeti i saj i kabllove nënujore që transportojnë të dhëna. Ekzistojnë gjithashtu tubacione të rëndësishme nafte dhe gazi që lidhin Britaninë me fqinjët e Detit të Veriut, siç është Norvegjia.

Sipas të dhënave 13 anije anti-nëndetëse nga Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia do të operojnë së bashku në Evropën veriore.

Anijet luftarake do të monitorojnë lëvizjet detare ruse në ujërat midis Groenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke mbrojtur kabllot e shtratit të detit dhe tubacionet kritike për rrjetet britanike të komunikimit, energjisë elektrike dhe gazit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)