Gjermania dërgon 5 avionë luftarakë dhe 150 ushtarë në Poloni për të mbrojtur hapësirën ajrore

Gjermania ka dislokuar pesë avionë luftarakë Eurofighter dhe rreth 150 ushtarë në Malbork të Polonisë, si pjesë e misionit Eastern Sentry të NATO-s, me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit. Sipas Forcave Ajrore Gjermane, kontingjenti do të qëndrojë në Poloni deri në mars 2026.

04.12.2025. 21:55

Gjermania dërgon 5 avionë luftarakë dhe 150 ushtarë në Poloni për të mbrojtur hapësirën ajrore

Gjermania ka vendosur këtë të enjte pesë avionë luftarakë Eurofighter dhe rreth 150 ushtarë në qytetin polak Malbork për të ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit.

Forcat Ajrore Gjermane bën me dije lajmin, i cili vjen vetëm pak javë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Aeroplanët gjermanë Eurofighter po operojnë si pjesë e misionit Eastern Sentry të NATO-s dhe do të stacionohen në Malbork deri në mars të vitit 2026, sipas Luftwaffe. Malbork është rreth 60 kilometra nga Gdansku dhe 80 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.

“Me këtë mision, ne po i dërgojmë një mesazh tjetër të fortë mbështetjeje Polonisë fqinje dhe NATO-s në tërësi”, tha Shefi i Forcave Ajrore Holger Neumann.

Gjermania ka vendosur gjithashtu avionë luftarakë Eurofighter në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s mes tensioneve në rritje me Rusinë.

Kujtojmë se F-16 polakë, F-35 holandezë, AWACS italianë dhe një avion furnizimi me karburant i NATO-s u ngritën në ajër për të rrëzuar dronët që hynë në hapësirën ajrore polake në mesin e shtatorit.

Kjo është hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake ka hapur zjarr gjatë luftës në Ukrainë, por Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi për incidentin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)