Pas 2 orëve në ajër avioni bën ulje emergjente, laptopi ngeci mes ulëseve!

Një avion i United Airlines u detyrua të devijojë drejt Dublinit pasi një laptop i bllokuar midis sediljeve u konsiderua rrezik potencial zjarri.

05.12.2025. 10:40

Pas 2 orëve në ajër avioni bën ulje emergjente, laptopi ngeci mes ulëseve!

Një fluturim transatlantik i United Airlines është detyruar të devijojë drejt Dublinit, pasi një incident i pazakontë me një laptop u konsiderua rrezik potencial për sigurinë e avionit. Boeing-u 767 ishte nisur nga aeroporti Heathrow në Londër me destinacion Washington Dulles, por rreth dy orë pas ngritjes, ekuipazhi mori vendimin të ndryshojë kursin.

Sipas të dhënave të FlightAware, një pasagjer në klasën business kishte lëshuar pa dashje laptopin midis sediljes dhe panelit anësor të kabinës, ku pajisja mbeti e bllokuar dhe e paarritshme. Për shkak se bateritë e litiumit konsiderohen burim i mundshëm zjarri kur mbeten të shtypura dhe nuk mund të kontrollohen, ekuipazhi vendosi të ndërhyjë menjëherë.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Dublin, ku specialistët e mirëmbajtjes inspektuan kabinën, nxorën pajisjen dhe kryen kontrollet e nevojshme për të garantuar se nuk kishte rrezik. Pas verifikimeve, fluturimi rifilloi udhëtimin drejt SHBA-së. Në bord ndodheshin 100 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Devijimi solli një vonesë të madhe, avioni mbërriti në Washington rreth pesë orë pas orarit të parashikuar, duke u ulur në 01:22 me orën lokale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)