Autoritetet franceze janë vënë në gatishmërinë më të lartë pasi 5 dronë të dyshimtë fluturuan mbi bazën franceze të nëndetëseve bërthamore në Île Longue, në portin e Brestit.
Batalioni i artilerisë detare, porsa pikasi dronët hapi zjarr ndaj tyre duke i rrëzuar në tokë. Incidenti ndodhi në të njëjtën zonë ku fluturuan dronë edhe në ngjarjen e natës midis 17 dhe 18 nëntorit.
Ministrja Franceze e Forcave të Armatosura Catherine Vautrin reagoi menjëherë për rastin duke thënë se një hetim është hapur.
Pesë dronët që fluturuan mbi bazën franceze të nëndetëseve në Ile Longue, ishin modele të vogla, të paarmatosura, jashtë një konteksti ushtarak.
Prefektura Detare e Atlantikut sqaron se hetimi i është besuar zyrës së prokurorit ushtarak në Rennes. Ndër të tjera, hetuesit do të përpiqen të përcaktojnë identitetin e atyre që pilotuan pesë dronët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)