Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (AIEA) ka njoftuar se mbulesa e re e sigurt e centralit bërthamor të Çernobilit, e dëmtuar gjatë një sulmi me dron në muajin shkurt, ka humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë.
Sulmi kishte shkaktuar një zjarr të madh në mbulesën e jashtme të strukturës së madhe prej çeliku, e ndërtuar për të parandaluar çdo shpërndarje radioaktive nga reaktori i shkatërruar në katastrofën e vitit 1986. Megjithatë, AIEA njofton se struktura mbajtëse dhe sistemet e monitorimit nuk kanë pësuar dëmtime të përhershme.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të agjencisë, Rafael Mariano Grossi, janë kryer vetëm riparime të përkohshme në çati, ndërsa një restaurim i plotë dhe i shpejtë mbetet thelbësor për të parandaluar degraduar të mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë bërthamore afatgjatë.
Vlerësimi i plotë i sigurisë në central është përfunduar javën e kaluar, duke theksuar urgjencën për rikthimin e plotë të mbulesës së re dhe minimizimin e rreziqeve për të ardhmen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)