Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker deklaroi së fundmi se gjasat për t'i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë janë përmirësuar, duke e quajtur momentin aktual si mundësinë më të mirë deri më tani për të arritur paqen.
"Kjo nuk do të jetë paqe me çdo çmim, pasi në fund të fundit pala ukrainase do të duhet të pranojë çdo marrëveshje të arritur, dhe pala ruse do të duhet të tregojë një dëshirë të sinqertë për t'i dhënë fund kësaj lufte", tha ambasadori.
Whitaker mes të tjerash foli dhe për sigurinë në forumin e mbajtur në Katar. Ai tha se nuk beson se Rusia synon të sulmojë NATO-n, duke e përshkruar mundësinë e një veprimi të tillë si shumë të ulët.
Ai theksoi se aleanca, përfshirë Shtetet e Bashkuara, mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj të mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5.
Komentet e tij vijnë pas deklaratave të fundit të Admiralit Giampaolo Di Paola Cavo Dragone, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili tha se aleanca nuk e përjashton mundësinë e një "sulmi parandalues" kundër Rusisë, një veprim që ai argumentoi se mund të interpretohet si mbrojtës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)