Autobusi përplaset me kamionin, shtatë të vdekur dhe 11 të plagosur në Turqi
Shtatë persona mbetën të vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën në mëngjes kur një autobus ndërurban u përplas me një kamion në një autostradë në Turqinë jugore.
Shatë të vdekur dhe 11 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në jug të Turqisë. Aksidenti fatal ndodhi të shtunën në mëngjes kur një autobus i linjave ndërurbane u përplas me një kamion në një autostradë, siç bëri me dije zyra e guvernatorit rajonal.
Aksidenti ndodhi në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit kur autobusi u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur për shkak të një gome të shfryrë.
Osmaniye'nin Bahçe ilçesi Ayran Tüneli yakınlarında, yolcu otobüsünün seyir halindeki TIR'a çarpması sonucu meydana gelen kazada 7 kişi hayatını kaybetti, 11 kişi ise yaralandı
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e përparme të djathtë të autobusit të dëmtuar rëndë nga përplasja, e cila ndodhi rreth 90 kilometra në perëndim të Gaziantepit.
Foto: Facebook
Të gjithë të vdekurit dhe të plagosurit ishin në autobus dhe autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat. Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, u mor në paraburgim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)