Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Momente paniku janë regjistruar në Oslo, kur një i ri ka qëlluar me armë brenda një qendre tregtare. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, teksa autori u arrestua.

Burimi: Reuters

08.12.2025. 13:04

Panik në Oslo, të shtëna me armë në një qendër tregtare

Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e së hënës pranë një qendre të madhe tregtare në Oslo, duke shkaktuar panik te personat e pranishëm.

Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për persona të lënduar, teksa forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe kanë evakuuar të pranishmit.

Mësohet se autori i ngjarjes është një 19-vjeçar i cili është arrestuar nga policia dhe tashmë po merret në pyetje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, pasi i riu ka qëlluar drejt tavanit, pa rrezikuar jetën e ndokujt.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa policia njofton se 19-vjeçari kishte telefonuar më herët në central për të treguar atë që do ndodhte.

Në momentin e arrestimit, përveç armës automatike, atij iu sekuestrua dhe një thikë e një shkop bejsbolli.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)